PSG do të përballet mbrëmjen e së mërkurës ndaj Real Sociedad, sfidë e vlefshme për 1/16 e Champions League.
Ousmane Dembele, anësori francez i klubit në fjalë, i cili erdhi nga Barcelona verën e kaluar, ka rishikuar se si po shkon qëndrimi i tij në skuadrën franceze, largimi i tij nga katalanasit dhe aspiratat e tij si futbollist.
Aspiratat te PSG
“Pres që PSG të fitojë tituj. Për momentin jemi në krye në të gjitha garat. Objektivi është që sezoni të përfundojë sa më vonë, në qershor, me finalen e Champions League, të mund të përfundojë me sa më shumë trofe të jetë e mundur.”
Pristshmëritë te PSG
“Klubi po rindërtohet. Mundohem të jap më të mirën time, gjithmonë të jap më të mirën dhe të jem vendimtar.”
Përshtatja me klubin francez
“Kurrë nuk dyshova për veten apo aftësitë e mia. E dija se do të kthehesha shumë i fortë. Disa lojtarë janë të jashtëzakonshëm që në momentin që vijnë dhe të tjerë kanë nevojë për kohë. Në dortmund shpërtheva menjëherë dhe në Barcelonë, ishte pak nga pak. Në Paris është e njëjta gjë, me më pak dëmtime. Sot më duket se më në fund kam gjetur veten. Jam në rrugën e duhurm, por dua të jap edhe më shumë, të jem edhe më vendimtar.”
Lëvizja e tij nga Barça te PSG
“Barcelona është një klub shumë i madh, ne e dimë këtë. Por PSG është gjithashtu një klub i madh, e shoh në fushë dhe jashtë saj. Sinqerisht, përveç motit, për mua nuk ka ndryshime të mëdha. E njëjta gjë vlen edhe për stadiumin.”
Për ndryshimet e tij në stilin e jetës dhe dëmtimet
“Kam ardhur në Barcelonë kur isha 20 vjec, në një proces mësimi. Është vendi ku u rrita më shumë në jetën time personale dhe profesionale. Kam vuajtur shumë atje, kam kaluar kohë shumë të vështira. Dhe pastaj, pak nga pak me kalimin e viteve, gjithçka u bë më mirë.” /abcnews.al