Dembele një “rast i pashpresë”, asnjëherë vendimtar, u ble për 140 milionë dhe do të largohet falas

Ousmane Dembele është gjithnjë e më larg Barcelonës.

Anësori francez, i cili kohët e fundit është rikthyer për të luajtur vazhdimisht pas një serie shumë të gjatë dëmtimesh, duket se nuk ka ndërmend të rinovohet me klubin blaugrana dhe tani është një “rast i pashpresë”, siç raporton gazeta katalanase, Sport.

“Ai ka klas dhe talent, por ai nuk është vendimtar dhe shënon pak gola. Barcelona nuk mund të përballojë të bëjë asgjë të çmendur për të, por ai është 24 vjeç, erdhi për 140 milionë dhe do të largohet falas”, shkruan gazeta. /albeu.com/


Shtuar 12.12.2021 14:11