Del në shitje makina e parë e legjendës Schumacher, ky është çmimi

Makina e parë e drejtuar nga piloti legjendar në një garë të Formula 1, Michael Schumacher, është nxjerrë në shitje në Mbretërinë e Bashkuar.

Makina e tipit Jordan 191 u drejtua nga Schumacher në garën e Belgjikës në vitin 1991, e cila ishte dhe gara e tij e parë.

Është një nga vetëm shtatë të tilla të prodhuara në botë nga kjo markë.

Pas sezonit 1991, makina në fjalë iu shit një koleksionisti belg makinash derisa u ble në 2005.

Në vite, makina ka bërë paraqitje në disa festivale për makina ​ dhe mbetet në gjendje pune.

Interesant është edhe çmim teksa makina e parë e drejtuar nga Michael Schumacher kushton 1.5 milionë euro.

Shtuar 12.06.2021 18:43