Pllaka e Thibaut Courtois në Wanda Metropolitano u hoq të hënën, vetëm tre ditë pasi portieri belg tha në prag të finales së Champions League se tani ishte në anën e mirë të historisë, në lidhje me finalen e humbur ndaj Reali Madrid në Lisbonë kur ai luajti për Atleticon.
Të hënën, presidenti i Atletico-s, Enrique Cerezo iu përgjigj dëshirës së disa tifozëve të Atletico-s për të hequr pllakën e çmimit të Courtois në këtë mënyrë:
“Nëse doni të hiqni pllakën e Courtois, shkoni me sëpatë dhe lopatë dhe hiqeni atë”, tha Cerezo.
Disa orë më vonë, pllakata e portierit belg në shtegun e legjendave të Wanda Metropolitano është hequr. Courtois është një nga lojtarët e konsideruar si legjenda nga Atletico, i cili vendos një pllakë për çdo lojtar që arrin 100 paraqitje me fanellën bardhekuq./ h.ll/albeu.com