Carlos Espí, ‘arma sekrete’ e Mourinhos: Nga Levante te heroi i Real Madridit

Një emër i papritur u shndërrua në protagonistin e mbrëmjes, teksa Real Madridi i shpëtoi një surprize të madhe duke mposhtur Elchen me shifrat 3-2.

Të lidhura

None found

Sulmuesi 21-vjeçar Carlos Espí u aktivizua në minutën e 88-të duke zënë vendin e Vinicius Junior dhe iu deshën vetëm katër minuta për të dërguar topin në rrjetë, pas një pasimi preciz nga Kylian Mbappé, duke vulosur kështu fitoren e ekipit të tij.

Të besuarit e Jose Mourinhos dukeshin se po e kontrollonin pa probleme sfidën, teksa pas 33 minutash kishin ndërtuar një avantazh 2-0 falë realizimeve të Arda Guler dhe Mbappé. Sidoqoftë, Elche nuk u dorëzua dhe në fraksionin e dytë të lojës arriti të rivendoste ekuilibrin me golat e Abiel Osorios dhe Fer Ninos, duke lënë përshtypjen se madrilenët do të linin dy pikë të çmuara në fushë.

Pikërisht në çastin kyç doli në skenë Espí, i cili po tregon gjithnjë e më shumë se mund të jetë një zgjidhje me vlerë për kampionët. Ky ishte goli i tij i dytë vendimtar i shënuar në minutat e fundit gjatë këtij sezoni.

Vetëm një vit më parë, emri i Carlos Espít ishte thuajse i panjohur për opinionin e gjerë. Sulmuesi spanjoll u formua në akademinë e Alziras dhe më pas iu bashkua Levantes në vitin 2022.

Debutimi me skuadrën e parë të Levantes erdhi në sezonin 2023/24, por shpërthimi i vërtetë ndodhi një sezon më pas, kur ai regjistroi 9 gola në 21 paraqitje në La Liga dhe u nderua si lojtari më i mirë i muajit mars.

Në total, Espí grumbulloi 59 ndeshje dhe 16 gola me fanellën e Levantes, para se të binte në sy të Real Madridit, i cili e afroi në kryeqytetin spanjoll gjatë merkatos verore.

Carlos Espí nuk përfaqëson profilin tipik të sulmuesit modern që mbështetet ekskluzivisht te shpejtësia. Me një shtat prej 194 centimetrash, ai dominon në duelet ajrore dhe brenda zonës kundërshtare, ndërsa spikat për lëvizshmërinë pa top dhe nuhatjen e pastër të golashënuesit.

Shtypi spanjoll e krahason stilin e tij me atë që Reali kishte dikur te Joselu – një lojtar i aftë për të përmbysur fatin e ndeshjeve në momentet e fundit dhe për të ofruar një alternativë ndryshe nga yjet si Kylian Mbappé apo Vinicius Junior.

Edhe pse rrallë e nis si titullar, Espí mban mesataren më të lartë të golave për minutë në ekip, çka ka ndezur debatin në Spanjë nëse ai meriton më shumë besim nga ana e Mourinhos.

“Unë mundohem të kontribuoj për ekipin në çdo aspekt dhe jam tejet i lumtur. Pasimi i Mbappé ishte i mrekullueshëm dhe gjithçka që po përjetoj me Real Madridin më duket si një ëndërr”, theksoi sulmuesi pas takimit.

Reparti ofensiv i Real Madridit ka një konkurrencë të ashpër me figura si Mbappé, Vinicius Junior dhe Endrick, por paraqitjet e Carlos Espít po e kthejnë atë në një opsion serioz për Jose Mourinhon.

Suksesi përballë Elches e mban Realin në të njëjtin kuotë pikësh me Barcelonën në majë të La Ligas, por në të njëjtën kohë vuri në pah dobësitë e ekipit në administrimin e epërsisë.

Në fund, ishte pikërisht Carlos Espí ai që shpëtoi madrilenët, duke u shndërruar në heroin e beftë të një tjetër mbrëmjeje dramatike.


sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisbetmoonjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkbullbahisbahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis