Pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit, të paktën 25 persona janë shoqëruar nga policia. Tubimi nisi ndërsa po zhvillohej seanca plenare.
Gazetarja Xhensila Kodra raportoi për News24 se protestuesit e shoqëruar janë dërguar në Komisariatin nr. 1.
Të lidhura
None found
Seanca plenare e ditës së sotme nisi në orën 10:00. Në të njëjtën kohë, protestuesit organizuan përpara Parlamentit tubimin e paralajmëruar, duke iu drejtuar politikanëve me thirrjen: “Nuk na përfaqësoni”.
