Dani Ceballos largohet nga Arsenali, kjo është letra e lamtumirës

Mesfushori Dani Ceballos ka dërguar letër lamtumirë për mbështetësit e Arsenalit, pasi i skadoi huazimi.

Spanjolli kaloi dy vite huazim te “Topçinjtë”, por tani do rikthehet te Real Madrid, ngase Arsenal vendosi të mos negociojë me klubin spanjoll për blerjen përfundimtare.

Ceballos i ndihmoi Arsenalit të fitojë FA Cup në sezonin e parë, mirëpo nuk mjaftoi që klubi londinez ta kompletojë transferimin e spanjollit.

“Faleminderit Arsenal dhe faleminderit për të gjithë Topçinjtë. Që më mirëpritet me shumë dashuri nga dita e parë kur vesha këtë fanellë. Që më lejuat të kem ndjesinë si Topçinj dhe të jem pjesë e familjes tuaj”.

“Vit i komplikuar për shumë arsye, erdhi drejt fundit. Sidomos duke humbur shansin të zhvillojmë ndeshjet në shtëpi në “Emirates” me mbështetësit tanë”.

“Iu sigurojë që asnjëherë nuk do harrojë mbështetjen në çdo moment. Jam i sigurt se Arsenal se shpejti do rikthehet në majë, të fitojë kampionatin dhe të referohet si klub që ka qenë gjithmonë”.

“Faleminderit për të gjithë njerëzit që ishin pjesë e skuadrës, trajnerët, stafi, komunikuesit, punëtoret, menaxherit e sidomos mbështetësit”.

“Dua ta dini se gjithmonë kam punuar shumë fort dhe kam bërë më të mirën për këtë fanellë”.

“Iu uroj më të mirën dhe shumë sukses. Vazhdojmë Topçinj. Lamtumirë. Faleminderit për të gjithë”, shkroi ai.

Ndërkohë, Reali është duke provuar ta shesë Ceballosin.


Shtuar 25.05.2021 10:11