Festa e çmendur e fundit të Përputhen, konkurrentët e bujshëm që munguan (FOTO LAJM)

Edicionit të parë shumë të bujshëm, “Përputhen” që e përballi publikun shqiptar me shumë skandale dhe zhgënjime i ka ardhur fundit. Autorja e këtij programi, Olsa Muhameti ka organizuar ditën e djeshme me rastin e përfundimit të emisionit një super festë ku pjesmarresit kane kercyer dhe jane “çmendur”. Përveç Bora Zemanit dhe Arjan Konomit, pjesa më e madhe e ish-konkurrentëve ishin të pranishëm në festë, por nuk kaloi pa u vënë re mungesa e disa emrave të bujshëm të këtij programi.

Si fillim nuk pamë çiftin, Melisa dhe Andi. Të dy ish-konkurrent të përputhen edhe pse dashurinë e tyre e finalizuan jashtë emisionit.

Gjithashtu u vu re mungesa e Ledianës, e cila është ndër të  fundit që u largua nga Përputhen edhe pse po prisnim që të dilte çift me Mevlanin, por kjo nuk ndodhi.

Një tjetër konkurrente që ka bërë shume zhurmë, Ana Lleshi gjithashtu mungoi.

Edhe grupi i djemve që njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë jashtë emisionit si Eri Aga apo Arsimi zgjodhën të mos shkonin në festë.

Asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim në rrjetet sociale për mungesën që ra goxha në sy./albeu.com/


Shtuar 25.05.2021 10:19