Dalić pas disfatës ndaj Anglisë: Goli i tretë na preu rrugën e rikthimit

Kroacia e nisi me humbje rrugëtimin në Grupin L të Kupës së Botës, pasi u mund 4-2 nga Anglia në ndeshjen e luajtur në Arlington, një përballje dinamike me shumë ritëm dhe emocione.

Skuadra angleze zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të. Harry Kane realizoi nga penalltia, pasi në rastin e parë Dominik Livaković e ndali goditjen, por tentativa u përsërit sepse portieri kroat kishte lëvizur para kohe nga vija fatale. Në ekzekutimin e dytë, Kane nuk gaboi dhe solli 1-0.

Të lidhura

None found

Kroacia reagoi në minutën e 36-të. Petar Sučić krijoi epërsi numerike në krah dhe shërbeu për Martin Baturinën, i cili shënoi bukur nga distanca për të barazuar në 1-1.

Megjithatë, avantazhi i ekuilibrit zgjati pak. Në minutën e 42-të, pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Declan Rice, Kane goditi saktë me kokë dhe riktheu Anglinë në epërsi me rezultatin 2-1.

Edhe momentet shtesë të pjesës së parë sollën tjetër dramë. Në minutën e pestë të kohës shtesë, Pašalić nisi një top të gjatë drejt Perišić, ky i fundit e devijoi për Musën, i cili realizoi nga afërsia për 2-2.

Në fraksionin e dytë, kontrolli i takimit kaloi te Anglia. Në fillim të pjesës së dytë, Jude Bellingham përfitoi nga një reagim i dobët i mbrojtjes kroate dhe shënoi për 3-2, ndërsa në minutën e 85-të Marcus Rashford mbylli gjithçka me golin për 4-2.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, e pranoi se ekipi i tij hasi vështirësi të mëdha pas pushimit dhe nuk arriti të reagonte në çastet vendimtare.

“Ishte e vështirë të riktheheshim në lojë,” deklaroi Dalic pas ndeshjes.

“Kjo ndeshje drejton rrjedhën e kampionatit, nuk është mirë kur e humbet. Dy ndeshjet e ardhshme janë shumë më të rëndësishme për ne dhe duhet të përgatitemi mirë. Nuk ishte keq nga ana jonë, por i paguam shtrenjtë gabimet tona”, tha ai.

“Ishim në formën tonë më të keqe në pushim, pësuam dy gola. Po ktheheshim, por goli i tretë na vrau. Pas kësaj, nuk kishte më kthim pas”, shtoi ai.

I pyetur nëse mbeti i kënaqur me lojën në sulm, ai u përgjigj: “Pati disa gjëra shumë të mira, por kundër Anglisë nuk mund të hapesh plotësisht. Mund ta shihje këtë në fund kur ata shënuan golin e katërt”, përfundoi Dalic.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş