Cristiano Ronaldo: Një nder dhe privilegj fitimi i Çmimit Special të FIFA-s (FOTO LAJM)

Pas ceremonisë të mbajtur nga FIFA për shpalosjen e çmimeve përkatëse, Cristiano Ronaldo ka reaguar në rrejtin e tij social Instagram në lidhje me çmimin e tij.

Ronaldo fitoi Çmimin Special të FIFA-s si lojtari me më shumë gola ndërkombëtar të realizuar ndonjëherë.

“Fitimi i “The FIFA Special Best Aëard” është një nder i jashtëzakonshëm dhe një privilegj i madh. Fakti që një institucion i tillë përkatës zgjodhi të më njohë si golashënuesin më të mirë në historinë e garave të FIFA-s, për mua është kulmi i arritjeve të mia individuale në përfaqësimin e vendit tim të dashur.

 

Tani, më takon mua ta kthej këtë çmim në karburant dhe motivim shtesë për të ndihmuar në arritjen e të gjitha qëllimeve tona në Man. United për këtë sezon, si dhe për ndeshjet e ardhshme të play-off-it në mars, në mënyrë që Portugalia të mund të jetë në Kupën e Botës 2022 në Katar, dhe ne të gjithë të vazhdojmë të shkruajmë këtë histori të mahnitshme së bashku.

 

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, një fjalë e veçantë për të gjithë lojtarët e jashtëzakonshëm që përfaqësonin Portugalinë pranë meje gjatë dy dekadave të fundit, dhe për të gjithë lojtarët ndërkombëtarë me të cilët jam përballur kaq shumë herë në mbarë globin. Talenti juaj, profesionalizmi dhe cilësia juaj kanë kontribuar gjithmonë për të më bërë një lojtar më të mirë. Faleminderit!”/ h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)