Cristiano Ronaldo ndjek në Instagram një këngëtare shqiptare, e gjeni dot kush është

Cristiano Ronaldo, një ndër futbollistët më të suksesshëm në historinë e futbollit, Ai është edhe sportisti më i ndjekur në rrjetin social “Instagram” me afro 300 milionë ndjekës.

Ajo që ka rënë në sy të  fansave të tij dhe jo vetëm është fakti se i ndjek vetëm 476 persona dhe një prej tyre është këngëtarja shqiptare. Bëhet fjalë për artisten e suksesshme, Rita Ora, e cila ka plot 16 milionë ndjekës, mes tyre dhe portugezi.

Kujtojmë se një veprim i Cristiano Ronaldo-s gjatë një konference për mediat para pak ditësh ka bërë xhiron e rrjetit. Futbollisti i skuadrës portugeze nuk pranoi që të pinte Coca-Cola që ishte vendosur mbi tavolinë dhe i zëvendësoi me një shishe uji, ai mori shishet e Coca-Colas dhe i shtyu më tutje e më pas nxori ujin e ju bëri thirrje të gjithëve që të mos konsumojnë vetëm ujë dhe jo pije të dëmshme për shëndetin.


Shtuar 17.06.2021 14:30