Clement Lenglet , qendërmbrojtësi i FC Barcelona , ka rezultuar pozitiv me Covid-19, sipas gazetës ARA . Francezi, i cili u thirr për t’u stërvitur me shokët e tij të skuadrës nesër pasdite, pasi shijoi gjashtë ditë pushimet e Krishtlindjeve, do të jetë jashtë për ndeshjen kundër Mallorca-s , të planifikuar për të shtunën e ardhshme në orën 21:00.
Teksa pritet të dihet rezultati i pjesës tjetër të lojtarëve të ekipit të parë dhe stafit teknik, ai i Lenglet është rasti i parë i Barcelonës me koronavirus këtë sezon, i cili përkon vetëm me zgjerimin e variantit omicron, i cili ka vënë në alarm gjithë Europën, pa i shpëtuar futbollit me gjithë kontrollet shteruese që ndjekin klubet.
Nëse para Krishtlindjeve skuadra më e prekur nga koronavirusi ishte Real Madridi , i cili pati një shpërthim me tetë raste, tani është prekur edhe Espanyol , me pesë pozitivë në skuadrën e tij dhe dy në stafin stërvitor. /albeu.com