Thibaut Courtois do të vazhdojë të mbrojë portën e Real Madridit edhe për shumë kohë. Sipas Fabrizio Romanos, gazetarit të njohur që ndjek nga afër tregun e transferimeve, klubi madrilen ka gjetur dakordësinë me portierin belg për zgjatjen e kontratës, një marrëveshje që e mban lojtarin në Santiago Bernabeu deri në vitin 2028.
Të lidhura
None found
Që prej transferimit nga Chelsea në vitin 2018, 34-vjeçari ka qenë zgjedhja e parë në portë pa asnjë debat dhe mbetet një nga elementët me rëndësi më të madhe në trupin e “Mbretërorëve”.
Ndërkohë, detajet e marrëveshjes tregojnë se lojtari është aktualisht i lidhur me gjigantin spanjoll deri në qershor 2027, ndërsa rinovimi i shton një sezon shtesë, duke e çuar bashkëpunimin deri në qershor 2028.
Gjatë rrugëtimit të tij në Spanjë, belgu ka dhënë kontribut vendimtar në arritjet e klubit, mes të cilave dallohen edhe triumfet në Ligën e Kampionëve, duke e dëshmuar me veprime sa i rëndësishëm është ai në takimet me peshë më të madhe.
Zgjatja e kontratës pasqyron besimin e pandërprerë që drejtuesit e Realit i kanë përvojës dhe aftësive të portierit, të cilin e presin të mbetet një pikë referuese e ekipit edhe në sezonet që pasojnë.




