Real Madrid më në fund zgjodhi të zëvendësojë Keylor Navas kur nënshkroi Thibaut Courtois, dhe belgu nuk ka qenë asgjë më pak se një sensacion, me ish portierin e Chelsea-t që tani shihet si vendimtar dhe i rëndësishëm sa Vinicius Junior dhe Karim Benzema.
Në derbin e fundit të Madridit kundër Atletico Madridit, Courtois bëri gjashtë pritje.
Pavarësisht nga fakti që dukej sikur Los Merengues e kishin fituar përballjen me lehtësi, ndjenja që buronte nga dhoma e zhveshjes së Atletit ishte Courtois, ish-lojtari i tyre, ai që kishte bërë diferencën gjatë natës.
Forma e portierit belg e ka vënë atë në një nivel të barabartë me Benzema dhe Vinicius, dy lojtarët që po e mbajnë klubin nga pikëpamja sulmuese në këtë moment.
Në takimin e së mërkurës me Athletic Club, Courtois ka shansin të mbajë portën e paprekur për të gjashtën herë të paprekur, i cili do të ishte një rekord personal që kur iu bashkua gjigantëve spanjollë nga Chelsea.
Siguria që ai sjell në skuadrën e Los Blancos është ndryshe nga çdo gjë e parë që nga largimi i Iker Casillas./ h.ll/albeu.com