Antonio Conte mbërriti tek Tottenham me shumë bujë.
Një nga garancitë që tekniku italian ka kërkuar ishte transferimi i lojtarëve që ai do të dëshironte. Këtë gjë klubi e ka pranuar duke i premtuar Contes transferimet që ai do të dëshironte.
Kështu, conte ka bërë lëvizjen e parë duke i drejtuar gishtin lojtarit të parë që ai dëshiron të transferojë. Sulmuesi Andrea Belotti është në listën e dëshirave të teknikut italian.
27-vjeçari ka qënë një emër “i nxehtë” në merkato pasi kërkohej në fillim nga Milan dhe Fiorentina, për të mos lënë pas dhe Interin të cilin e dëshironte si post-Lukaku.
Paratici është i gatshëm për t’ia plotësuar dëshirën Contes dhe sipas “TuttoSport”, është gati të bëjë ofertën e parë për sulmuesin e kombëtares italiane për një shifër rreth 20/25 milion euro./h.ll/albeu.com