Conte i fiksuar me Martinez, kontakte në ditët në vijim

Te Interi ka një interesim të ri nga Tottenham për Lautaro Martinez. Nerazzurrët për momentin nuk duken aspak të gatshëm ta shesin sulmuesin, por sipas raportimeve të TMW, përballë një oferte të rëndësishme dhe konkrete nga Spurs, situata mund të ndryshojë shpejt.

Sidomos nëse ndërkohë vijnë lajme pozitive në frontin e Dybala dhe Lukaku. Për më tepër, për argjentinasin po flitet për një kontakt të mundshëm tashmë në ditët në vijim mes drejtuesve të Tottenhamit dhe atyre të Interit.

Nëse Paulo dhe Romelu do të mbërrinin së shpejti nën urdhrat e Simone Inzaghit.

Në veçanti nëse Paratici, i përgatitur nga Antonio Conte, do të kthehej në zyrë me një shumë të mirë për të investuar. Tottenham nuk heq dorë nga Martinez. /albeu.com/


Shtuar 16.06.2022 21:48