Chelsea luan kundër Aston Villa-s për kupë, Pochettino e ruan Armando Brojën për Liverpool-in

Chelsea do të përballet sot me Aston Villa-n, duke nisur nga ora 20:45. Një ndeshje kjo e vlefshme për FA Cup. Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të provojnë të marrin fitoren në fushën e lojës.

Në 11-shen e përzgjedhur nga Pochettino mungon emri i Armando Brojës. Ndonjë një lëvizje e trajnerit argjentinas për ta ruajtur lojtarin shqiptar për ndeshjen e rëndësishme kundër Liverpool-it, e cila luhet të mërkurën. Pochettino e bëri të qartë besimin e tij te Broja, teksa dje e krahasoi edhe me Harry Kane-n. /Sport Ekspres/


Shtuar 26.01.2024 20:09