CHAMPIONS/ Villarreal – Man United, statistikat dhe formacionet e mundshme

Pas shkarkimit të Solskjaer, Manchester United e pret një ndeshje shumë e rëndësishme në Champions League përballë Villarreal.

Të dyja ekipet momentalisht ndodhen në dy vendet e para me pikë të njëjta, 7.

Një fitore në ndeshjen e sotme, për të dyja ekipet do të thotë një hap i rëndësishëm drejt “blindimit” të vendit të parë, e humbësi vë në rrezik vendin e dytë pasi Atalanta pret nga pas.

“Djajtë e Kuq” të cilët sot dhe për një periudhë kohe të pacaktuar do të drejtohet nga Cerrick, pritet që sot të bëjë disa ndryshime në formacion.

Me Telles, Lingard dhe Van de Beek që pritet ta nisin nga minuta e parë në skemën që nuk ndryshon nga ajo e Solskjaer, 4-2-3-1.

Në krahun tjetër Villarreali i drejtuar nga Emery do të rreshtohet me skemën, 4-3-3.

Për “nëndetsen e verdhë” e sigurtë është mungesa e Morenos, ndërsa për United do të mungojnë, Pogba, Varane, Cavani dhe Shaw.

Statistikat:

Në 11 ndeshjet e fundit të Man United në Champions janë shënuar të paktën 2.5 gola.

Villarreali ka barazuar në 3 ndehsjet e fundit në shtëpi kundër United në të gjitha kompeticionet.

“Djajtë e Kuq” kanë pësuar të paktën 2 gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.

Man United është i pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit kundër Villarreal në të gjitha kompeticionet.

United ka shënuar të paktën 2 gola në 3 ndeshjet e fundit në Champions.


Shtuar 23.11.2021 12:08