CHAMPIONS/ Sot do të luhen dy super përballjet e fundit të fazës çerekfinale

Sonte (e mërkurë) do zhvillohen dy super përballje, ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.Borussia Dortmund do e mirëpres Manchester Cityn, derisa Liverpool i bën ‘konak’ Real Madridit.Dortmund që humbi në ndeshjen e parë me rezultat 2 – 1 synon të fitojë ndeshjen që të arrijë kualifikimin në gjysmëfinale, derisa Liverpool kërkon vetëm përmbysjen ndaj “Mbretërve”.

Të dy takimet nisin në ora 21:00.

Ndërkohë, kujtojmë se dje PSG-ja dhe Chelsea siguruan kualifikimin në gjysmëfinale në garën me prestigjioze në botë.


Shtuar 14.04.2021 08:34