CHAMPIONS/ Rikthehen emocionet e kompeticionit madhështor, pikas super sfida PSG-Real Madrid

Sot rikthehen rikthehen Champions League, kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube, në fazën e saj më të nxehtë, atë Play-Off.

Një finale e parakohshme është ajo mes PSG dhe Real Madridit që do të luhet sonte në “Parc des Prices” në orën 21 :00.

PSG mbetet e avantazhuar në letër, por deri më tani kjo skuadër nuk është në nivelin që pritej në fillimin e sezonit, ndërsa Real Madridi, ndonëse nuk ai i frikshmi, mbetet një skuadër që nuk mund ta kalohet lehtë.

Përballja tjetër e ditës së sotme është ajo mes Sporting Lisbonës dhe Manchester City-t.

Skuadra angleze është një nga favoritet kryesore për ta fituar këtë kompeticion dhe ky raund duket i kalueshëm lehtë për ta. /albeu.com


Shtuar 15.02.2022 08:39