CHAMPIONS/ Manchester City – PSG, sonte përcaktohet finalistja e parë

Sonte (e martë) do zhvillohet derbi mes Manchester Cityt dhe PSG-së, e vlefshme për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

 

Ndeshja e parë mes dy gjigantëve përfundoi me rezultat 1 – 2 për miqtë në “Parkun e Princave”.

Ndaj, City synon vetëm rezultat pozitiv që të kualifikohet në finale, derisa PSG-ja do mundohet të bëjë përmbysjen.

Dy skuadrat në konferencë për shtyp ishin optimist se do prekin finalen.

Takimi nis në ora 21:00.

Shtuar 4.05.2021 08:05