Calhanoglu largohet nga Milani, por mbetet në Milano: Nesër firma me “zikaltërit”

Hakan  Calhanoglu tradhëton Milanin për Interin. Është arritur akordi për transferimin e mesfushorit turk te skuadra zikaltër, me 27-vjeçarin që këtë të martë do të zbarkojë në Milano për të kryer vizitat mjekësore me Interin dhe për të firmosur me klubin zikaltër një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, plus 1 milionë tjetër në formë bonusesh.

Calhanoglu ka vendosur të ndërrojë skuadër por jo qytet teksa është bindur nga oferta e Interit që me kërkesë të trajnerit Simone Inzaghi falë një operacioni të shpejtë të dyshes Marotta-Ausilio ka mbyllur marrëveshjen me ish-mesfushorin e Milanit i cili mund të jetë zëvendësuesi ideal i Christian Eriksen përkohësisht por edhe përgjithmonë në rast se danezi nuk merr ok-in nga mjekët për të luajtur sërish futboll.


Shtuar 21.06.2021 15:33