Busquets futet në historinë e Spanjës, barazon rekordin e Iniestas

Mesfushori i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle ka arritur një rekord të rëndësishëm me përfaqësuesen e tij.

Mesfushori ka zhvilluar ndeshjen e 131-të për “Furinë e Kuqe”.

Busquets tani është lojtari i katërt me më së shumti paraqitje për Spanjën, me 131 aq sa ka Andres Iniesta.

Xavi zë pozitën e tretë me 133 paraqitje, rekord që mesfushori i katalunasve do e thyejë shpejtë.

Ndërkohë, dy legjendat e Real Madridit, Sergio Ramos (180) dhe Iker Casillas (167) renditen në dy pozicionet e para.


Shtuar 10.10.2021 23:20