Mesfushori i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle ka arritur një rekord të rëndësishëm me përfaqësuesen e tij.
Mesfushori ka zhvilluar ndeshjen e 131-të për “Furinë e Kuqe”.
Busquets tani është lojtari i katërt me më së shumti paraqitje për Spanjën, me 131 aq sa ka Andres Iniesta.
Xavi zë pozitën e tretë me 133 paraqitje, rekord që mesfushori i katalunasve do e thyejë shpejtë.
Ndërkohë, dy legjendat e Real Madridit, Sergio Ramos (180) dhe Iker Casillas (167) renditen në dy pozicionet e para.