Për tifozët e Arsenal dhe PSG bëhet fjalë për shifra të mëdha. Finalja në Budapest do të jetë nga më të shtrenjtat me çmimet e biletave të avionëve dhe hoteleve, të cilat që tani kanë kapur numra të frikshëm.
Biletat më të leverdishme me kompaninë “Wizz Air” kanë shkuar në 1.195 mijë paund ndërsa udhëtimi më i lirë, ai që parashikon nisjen të premten dhe kthimin të dielën shitet për 918 paund.
Të lidhura
None found
Situatë e vështirë është edhe për akomodimin në Hungarin. Në portalin e njohur “Booking.com” gati 96% e hoteleve në Budapest për fundjavën e 30 majit janë të bllokuara.
Tashmë në Budapest kanë mbetur ende të lira hostele të ndryshëm ku në dhomat treshe një shtrat jepet për 268 paund. Me pak fjalë tifozëve vetëm për të siguruar një vend ku do të kalojnë natën dhe biletën e avionit do të duhet që të paguajnë gati 1.500 mijë paund.
