Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Kroacisë, duke akuzuar shtupin për trajtim të gabuar ndaj kombëtares.
“Ne nuk jemi të kënaqur me paraqitjet tona në dy ndeshjet e para. Tani na takon ne të marrim përsipër përgjegjësitë tona. Ndoshta ne e kemi dëgjuar shumë botën e jashtme.
Disa media kanë ardhur këtu duke raportuar lajme të rreme ose negative ne vend që të mbështesin ekipin më të talentuar në historinë e futbollit belg.
Lukaku? Është e rëndësishme që ai të mund të dalë në fushë. Ai bën diferencën breda dhe jashtë saj. Ai është gjithashtu një lider që ndikon në dhomën e zhveshjes”, është shprehur Martinez./ h.ll/albeu.com