Nëntë shoferë janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, pasi dyshohet se kanë drejtuar automjetet në mënyrë të pakujdesshme.
Të lidhura
None found
Katër prej tyre u kapën duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit në Kumanovë, Shkup dhe Dellçevë. Mes tyre ishte edhe një motoçiklist, i cili rezultoi me 2,37 promilë alkool në gjak.
Policia ka ndaluar gjithashtu katër persona që drejtonin automjete pa leje vozitjeje, përfshirë një të mitur nga Gostivari. Ndërkohë, në Vinicë është ndaluar një shofer që kishte drejtuar automjetin, pavarësisht ndalesës aktive për drejtimin e tij.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të pasojnë kallëzime penale.
