Rama sulmon deputetin e PD: Një grup delenxhinjsh mësynë kantierin e Muzeut Hebraik në Vlorë, Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka reaguar ndaj një protestë në kantjerin e Muzeut Hebraik të Vlorës, duke akuzuar deputetin e PD, Bujar Leskaj dhe disa persona te tjërë se kanë pretenduar se po shkatërrohet Muzeu.

Rama i cilëson ata si “një grup delenxhinjsh” dhe akuzon Leskajn se ka pretenduar se punimet në kantier po çojnë në shkatërrimin e Muzeut “Labëria”, i njohur ndryshe si Muzeu Etnografik.

Të lidhura

None found

“Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës – një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore – me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik”, shkruan Rama.

Sipas Ramës, me kërkesën e tij, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për hartimin e projektit për rikthimin dhe transformimin e Muzeut “Labëria”.

“Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mije USD per hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike. Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë tek kantieret e radhës, njësoj siç vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij”, thuhet në reagimin e kryeministrit.


Shtuar 12.09.2026 15:24

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahismarsbahisjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel