“Sa vila e pasuri të tjera duhen zbuluar?”/ Bardhi kërkon nga SPAK dërgimin në Kuvend të kërkesës për arrestimin e Ballukut

Gazment Bardhi ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes së cilës i kërkon SPAK-ut të çojë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e ka cilësuar këtë moment si “Ditën 2”, ndërsa ka përmendur tri akuza që, sipas tij, lidhen me hetimin ndaj Ballukut: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Të lidhura

None found

Bardhi rikthen në vëmendje edhe deklaratat e mëparshme të kryeministrit Edi Rama për çështjen e Ballukut, duke i konsideruar akuzat e fundit si tre elementë të rinj në këtë situatë.

Sipas tij, shkelja e barazisë në tetë tendera, me vlerë të përgjithshme 1.2 miliardë euro, nuk ishte parë më herët si arsye e mjaftueshme për të kërkuar heqjen e imunitetit të saj.

“Tani që edhe alibia e Edi Ramës ka rënë, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut?”, deklaron Bardhi.

Deputeti demokrat ngre pikëpyetje edhe për pasuritë që, sipas tij, janë evidentuar gjatë hetimit, duke pyetur se sa vila dhe prona të tjera duhet të zbulohen.

Në përfundim të reagimit, Bardhi i referohet “Aleancës së Valamarit” dhe ngre pyetjen nëse ajo qëndron mbi ligjin.


sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahismarsbahisjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel