Bayern Munich i ka sytë nga Premier League, interesohet për yllin e Manchester City

Pas Real Madrid dhe Chelsea, një klub i madh në futbollin evropian është shtuar në listën e të interesuarve për Raheem Sterling, sulmuesit të Manchester City.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, ekipi gjerman i Bayern Munich ka shfaqur interes serioz për anësorin anglez. 27-vjeçari do të konsideronte lamtumirën sepse ai nuk dëshiron të jetë një rezervë e ekipit.

Manchester City do të takohet me Sterling pas angazhimeve të tij me kombëtaren angleze, dhe më pas do të qartësohet gjithçka./h.ll/albeu.com


Shtuar 1.06.2022 12:59