Shqipëria është në rrugën e duhur për një biletë në Euro 2024. Kuqezinjtë, pas fitoreve me Poloninë dhe Çekinë, kanë shtuar ndjeshëm shanset për t’u kualifikuar në Europian.
Në dy ndeshjet e mbetura, do të mjaftojë vetëm një pikë, ndërsa trajneri Sylvinho nuk ka hezituar për të bërë një postim në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
“Përmbyllëm një tjetër periudhë jashtëzakonisht pozitive stërvitjesh dhe ndeshjesh. Rezultatet e mira që morëm tregojnë se jemi në drejtimin e duhur dhe se sëbashku jemi më të fortë.
Dua të vlerësoj impenjimin dhe dedikimin e futbollistëve, stafit teknik, bashkëpuntorëve dhe stafit menaxherial. Ne gjithashtu kishim mbështetjen e madhe të fansave që na inkurajuan shumë dhe krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë ndeshjeve.
Na kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje dhe do të vazhdojmë ti dedikojmë gjithmone e më shumë energji për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi në Euro 2024. Forca Shqipëri!!” – Shkruajti ai.