Barcelonës i dalin telashe me trajnerin e ri, ja sa duhet të paguajnë katalanasit për të marrë Xavin

Humbja ndaj Rayo Vallecanos ditën e djeshme rezultoi fatale për Ronald Koeman që u shkarkua nga detyra menjëherë pas ndeshjes. Në krye të skuadrës momentalisht është vendosur Sergi Barjuan që vjen nga ekipi B.

Barcelona ka arritur një marrëveshje me Xavi Hernandez dhe shumë shpejt mesfushori pritet të ulet në stolin e skuadrës. 41-vjeçari do të drejtojë ndeshjen e fundit me Al Sadin në sfidën ndaj rivalëve të Al-Alhil këtë fundjavë më pas do të udhëtojë drejt Spanjës.

Por kjo nuk do të jetë e thjeshtë për Barcelonën pasi Xavi ka kaluzolë lirimi 1 milionë euro. Megjithatë, spanjolli mund të gjejë një marrëveshje me pronarët e tij aktual për ta lënë të largohet i lirë. /albeu.com/


Shtuar 28.10.2021 19:06