Hansi Flick ka vendosur që Marc Casado dhe Hector Fort të mos marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta të Barcelonës, me qëllim shmangien e ndonjë dëmtimi që mund t’u komplikonte largimin gjatë kësaj vere.
Sipas “Cadena SER”, klubi katalanas ka marrë këtë masë pas dëmtimit të Roony Bardghjit, duke mos dashur të përballet me një situatë të ngjashme.
Të lidhura
None found
Suedezi raportohet se pësoi një dëmtim serioz në gju gjatë seancës së fundit stërvitore dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.
Problemi fizik i Bardghjit ka ndikuar edhe në të ardhmen e tij, pasi Barcelona synonte ta largonte përfundimisht ose ta huazonte.
Për këtë arsye, drejtuesit e Barçës kanë vendosur të tregohen të kujdesshëm edhe me lojtarët e tjerë që mund të largohen. Flick u ka bërë të ditur Casados dhe Fortit se duhet të gjejnë klube të reja.
Ndërkohë, raporti bën me dije se në stërvitje nuk morën pjesë as Jofre Torrents, Tommy Marques dhe Guille Fernandez.
