Barcelona tenton të transferojë një nga mesfushorët më të mirë portugez

Gjiganti spanjoll Barcelona ka shprehur interesim për mesfushorin e Lilles, Renato Sanches.

Sipas ‘Le10Sport’, Barcelona dëshiron transferimin e Sanches gjatë merkatos së verës. ‘Blaugranët’ nuk janë në gjendje të mirë financiare por forma e mirë e Sanches në “Euro 2020” me Kombëtaren e Portugalisë, ka nxitur drejtuesit e klubit spanjoll të mendojnë të gjejnë zgjidhje për transferimin e tij.

Përveç Barçes interesim për mesfushorin kanë shfaqur edhe disa skuadra evropiane si Tottenham, Juventus, Arsenal. Çmimi i mesfushorit në treg po vlerësohet të jetë rreth 30 milionë euro.

Sanches sezonin e kaluar zhvilloi 29 paraqitje me fanellën e Lille duke realizuar një gol dhe katër asistime.

Shtuar 12.07.2021 16:51