Barcelona shpreson se marrëdhënia e mirë me Manchester City do të ndihmojë nënshkrimin me Bernardo Silva

Barcelona po ndjek planet për të nënshkruar me mesfushorin sulmues të Manchester City, Bernardo Silva.

Së fundmi në Angli u raportua se “qytetarët” nuk do ta linin të lirë yllin portugez nëse Barcelona nuk do të pranonte të paguante 100 milionë euro për transferimin. Sipas Marca, klubi katalanas as që po mendon ta shpenzojë atë shumë, por është ende i vendosur për të përfunduar nënshkrimin e Silvës.

Oferta ende nuk është bërë, por do të dërgohet së shpejti dhe Barcelona beson se marrëdhëniet e mira me drejtuesit e Manchester City do të luajnë një rol vendimtar në realizimin e një marrëveshjeje kaq të vështirë. /albeu.com/


Shtuar 16.08.2022 19:48