Barcelona vazhdon të shikojë nga shtëpia e Manchester City për të forcuar ekipin.
Pas Eric Garcia dhe Ferran Torres, tashmë Barcelona ka vënë në shënjestër një tjetër spanjoll.
Bëhet fjalë për mbrojtësin qendror Aymeric Laporte. Lojtari ka edhe tre vite kontratë me anglezët dhe këta të fundit nuk kanë ndërmend ta shesin për më pak se 60 milion euro të cilat i shpenzuan për të në vitin 2018.
Barcelona duhet të përgatitet mirë financiarisht për të kontribuar në afrimin e spanjollit në urdhërat e Xavit./ h.ll/albeu.com