Ballkani merr ofertë zyrtare për Lumbardh Dellovën

Mbrojtësi Ballkanit dhe Përfaqësueses së Kosovës, Lumbardh Dellova ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit të njohur nga Major League Soccer, New York City FC.

Sipas TV Dukagjini, skuadra e madhe amerikane ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të mbrojtësit të Përfaqësueses së Kosovës.

Përveç skuadrës së New York City FC interesim për 24-vjeçarin nga Krusha e Madhe kanë shprehur edhe Ludogorets dhe Viktoria Plzen.

Trajneri i New York City, Nick Cushing thuhet se është një admirues i madh i lojës së mbrojtësit fantastik të Ballkanit.

New York City është në pronësi të ‘City Football Group’ që po ashtu zotërojnë klube si Manchester City, Girona, Malbourne City dhe Palermo. /Telegrafi


Shtuar 14.12.2023 17:27