Aurelien Tchouameni në orbitën e Manchester United, Real Madrid mund ta lëshojë për një ofertë të madhe

Manchester United po e ndjek me shumë seriozitet mundësinë për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez Aurelien Tchouameni, i cili është kthyer në një nga emrat më të rëndësishëm në listën e dëshirave të klubit anglez për merkaton e verës.

Sipas The Athletic, “Djajtë e Kuq” e shohin këtë si një rast të rrallë për të marrë lojtarin e Real Madridit, në një moment kur skuadra spanjolle po përgatit lëvizje të rëndësishme në përbërje.

Të lidhura

None found

Aktualisht, ‘Old Trafford’ konsiderohet si pista më e mundshme për Tchouamenin, ndërsa shifra e transferimit mund të afrohet te 70 milionë euro.

Klubi i Manchester United synon t’i intensifikojë bisedimet në javët në vijim, duke e parë francezin si një element të rëndësishëm për mesfushën, një repart që ka vuajtur nga mungesa e stabilitetit në sezonet e fundit.

Pranimi i ofertave nga ana e Real Madridit për Tchouamenin lidhet me projektin e trajnerit të ri, Jose Mourinho.

Thuhet se portugezi e ka vendosur mesfushorin argjentinas Enzo Fernandez në krye të prioriteteve për të rindërtuar mesin e fushës së madrilenëve.

Megjithatë, kërkesa e lartë financiare për lojtarin e Chelseat, që raportohet rreth 120 milionë euro, e ka shtyrë klubin spanjoll të mendojë shitjen e një prej figurave aktuale për të siguruar buxhetin e nevojshëm.

Duke qenë se Eduardo Camavinga shihet si i paprekshëm dhe Federico Valverde bën pjesë në planet afatgjata, Tchouameni duket kandidati më i mundshëm për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”.

Ndërkohë, Manchester United po kërkon të mbulojë boshllëkun e lënë nga largimi i Casemiros, ndërsa e ardhmja e Manuel Ugartes ende nuk është qartësuar.

Pavarësisht se klubi është afër transferimit të brazilianit Ederson nga Atalanta, drejtuesit mendojnë se skuadrës i duhet edhe një mesfushor me profilin dhe përvojën e Tchouamenit për të marrë më shumë forcë në qendër të fushës.

Opsionet e tjera që ka shqyrtuar United kanë hasur pengesa. Bisedimet për Mateus Fernandes kanë mbetur pezull për shkak të kërkesave të larta financiare, ndërsa Elliot Anderson duket i prirur për një kalim te Manchester City.

Në këtë klimë, Tchouameni shihet si zgjedhja më e përshtatshme për Manchester United.

Francezi vlerësohet për ndërhyrjet në rikuperimin e topit, qetësinë nën presion dhe aftësinë për të menaxhuar ritmin e ndeshjes, cilësi që mund t’i japin skuadrës angleze më shumë ekuilibër dhe garë për trofetë e mëdhenj.


matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetnakitbahisjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet