Aston Villa nuk e lejon Arsenalin ta marrë kryesimin e Premier League

Aston Villa e ka penguar Arsenalin që të rikthehet në krye të tabelës së Premier League.

Kjo pasi skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta është mposhtur të dielën nga Aston Villa.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes së zhvilluar në “Emirates Stadium” ka qenë 0-2.

Arsenali ka nisur ndeshjen me shumë dëshirë për të zënë kryesimin, por mungesa e finalizimit i ka kushtuar shtrenjtë. Skuadra londineze ka krijuar disa shanse me emra si Havertz, Gabriel Jesus, Saka dhe Trossard, por ata nuk kanë arritur të shënojnë.

Aston Villa ka treguar se çfarë është e nevojshme për të fituar, duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 84-të me golin e realizuar nga Leon Bailey. Megjithatë, mysafirët nuk janë mjaftuar me kaq, dhe Watkins ka shtuar një tjetër gol në minutën e tetëdhjetë e shtatë, duke siguruar fitoren për skuadrën e tij.

Në tabelën e Premier League, vazhdon kryesimi i Manchester City me shtatëdhjetë e tri pikë. Arsenal ndodhet në vendin e dytë me shtatëdhjetë e një pikë aq sa ka edhe Liverpool në pozitën e tretë.


Shtuar 14.04.2024 20:25