Arkitekti Lee: “La Cattedrale” (San Siro i ri) do të jetë stadiumi më i bukur në botë

Christopher Lee, drejtori menaxhues i EMEA, një firmë arkitekturore ka folur rreth ndërtimit të stadiumit të ri të San Siros.

EMEA është e specializuar në projektimin e objekteve sportive që do të kujdeset gjithashtu me ndërtimin e San Siro-s së ri, të quajtur “La Cattedrale”.

“La Cattedrale” do të jetë si asnjë stadium tjetër në botë. Ajo do t’u ofrojë shikuesve një përvojë të mrekullueshme dhe do të jetë një objekt gjithëpërfshirës, i sigurt dhe mikpritës për të gjithë vizitorët si në ditën kur luhet ndeshje ashtu edhe kur nuk do të ketë ndeshje.

Do të ofrojë një eksperiencë unike ndeshjesh me një galeri të destinuar për t’u bërë një “hapësirë demokratike” për të gjithë fansat dhe qytetarët’, u shpreh Lee. /h.ll/albeu.com

 


Shtuar 24.12.2021 20:49