Arbitri në Brazil bëhet viral: Si t’i vësh futbollistët në rresht (VIDEO)

Savio Pereira Sampaio, një arbitër në Brazil, ka tërhequr vëmendjen para pak ditësh me veprimin e bëtë në një ndeshje kampionat.

Ngjarja ndodhi në sfidën Ceara-Gremio, që u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të skuadrës vendase.

Pasi akordoi një faull, lojtarët e të dyja skuadrave shkuan të protestonin pranë tij. Sampaio menjëherë veproi.

Braziliani përdori shkumën dhe bëri një vizë në fushë, duke u thënë lojtarëve që të mos guxojnë t’i afrohen.

Një mënyrë origjinale për t’i mbajtur në distancë futbollistët, sidomos në Brazil ku numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të rritet.


Shtuar 5.06.2021 14:37