Ansu Fati ende në infermieri, Koeman flet për rikthimin e tij

Ylli i Barcelonës, Ansu Fatit vazhdon të jetë i dëmtuar nga muaji nëntor.

Rikthimi aq i shumë pritur i tij ende nuk po vjen.

Trajneri i Barcelonës , Ronald Koeman në një konferencë për shtyp ka treguar se talentit do ti duhen edhe disa javë kohë për tu bashkuar me grupin.

Duke folur për rikuperimin e Ansu Fati nga dëmtimi i tij,  Koeman tha: “Shërimi i tij po zgjat pak më shumë sesa prisnim, kjo është e vërtetë”.

“Ai tani po punon mirë në palestër dhe pas disa javësh do të fillojë stërvitjen jashtë. Ai është një lojtar i ri”, shtoi tutje holandezi.

Kohët e fundit Fati u raportua se do të kthehej në fillim të prillit, por duket se mund t’i duhet anësorit të ri pak më shumë kohë për t’u kthyer nga dëmtimi i tij i keqe në gju i cili pësoi në nëntor.

Para dëmtimit të tij, Spanjolli kishte luajtur 10 ndeshje të Barcelona këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke regjistruar katër asistime në të gjitha garat./albeu.com/


Shtuar 20.03.2021 16:19