Vjen lajmi që të gjithë prisnim, Koeman kërkon që Manaj t’i bashkohet ekipit të parë (FOTO LAJM)

Katër gola me ekipin e parë të Barcelonës në 69 minuta në total, padyshim që janë shifra që tërheqin vëmendjen. Dhe karriera e Rey Manajt mund të marrë një drejtim tjetër.

Klubi blaugrana e kishte future Manajn mes futbollistëve në shitje, por duket se trajneri Koeman ka mbetur i impresionuar nga forma e sulmuesit shqiptarGriezmann, Coutinho dhe Braithwaite janë drejt largimit dhe në skuadër do të mbetej vetëm Aguero si sulmues qendre.

Duke parë dëmtimet e shpeshta që pësoi argjentinasi sezonin e kaluar, Barcelona nuk kërkon që të privohet nga mungesa e një sulmuesi pykë, gjë që Manaj e bën shumë mirë.

Mediat spanjolle shkruajnë se Koeman i ka kërkuar presidentit Laporta të mos e shesë sulmuesin shqiptar, por të mbahet si element i rëndësishëm në skuadër.  Manaj krahasohet me Agueron.


Shtuar 25.07.2021 14:24