Skandali mbi rastin e supozuar të sulmit seksual në Suedi nuk duket se e ka shqetësuar Kylian Mbappé, të paktën sipas Carlo Ancelotti.
“E shoh afër 100%, është shumë mirë dhe është kënaqësi ta shoh duke u stërvitur”, siguroi trajneri i Real Madridit në konferencën për shtyp.
“Unë nuk jam këtu për të komentuar spekulimet – vazhdoi italiani në përgjigje të pyetjeve këmbëngulëse për lojtarin -. Unë fokusohem në punën që ai bën. E shoh të lumtur, me dëshirën për të dhënë kontributin e tij në skuadër”.
“Ditët e pushimit ishin planifikuar për të dhe më pas të gjithë zgjedhin se çfarë duan të bëjnë – shtoi Ancelotti në lidhje me udhëtimin e francezit në Stokholm –. Unë isha në Londër për dy ditë dhe nuk i kërkova askujt leje. Për më tepër, nuk kemi një agjenci udhëtimesh për të organizuar udhëtimet e lojtarëve”, tha me shaka trajneri.