Allegri tregohet i drejtë: Kartonin e meritova, Interi është shumë i fortë

Pas ndeshjes së djeshme, Allegri ka folur për situatën e pakëndëshme të tijën ku madje u ndëshkua dhe me kartonin e kuq, ku gjyqtari Valeri nuk e bëri fjalën dysh.

“Një person nga stoli i Interit më shkeli dhe u nervozova dhe kështu erdhi dhe reagimi im i keq, për këtë gjë jam i sigurt që kartonin e kuq e meritova.

Më vjen keq për humbjen pasi luajtëm mirë, por duhet ta harrojmë sa më shpejt dhe të shohim përpara.”

Gjithashtu Allegri u dregua i drejtë dhe deklaroi se arbitrimi nga Valeri ishte shumë i saktë.

“Bravo Interi për fitoren, por edhe Valeri për arbitrimin. Ndeshje të tilla janë të vështira, por ai vendosi në mënyrë të drejtë dhe me autoritet. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të minimizojnë diferencën me Interin, që është dukshëm një ekip më i fortë”, u shpreh Allegri./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.05.2022 10:05