Allegri përcakton dy objektivat kryesorë te Juventusi, super goditje

Gianluigi Donnarumma dhe Manuel Locatelli po kërkohen nga Juventusi.

 

Sipas gazetës italiane, La Stampa, Massimiliano Allegri ka dy objektiva kryesorë me rikthimin e tij në klub, ata janë Donnarumma dhe Locatelli.

Mesfushori i Sassuolos po shihet si zgjidhja më e mirë për mesfushën jo-kreative të “Bianconerëve”, ndërsa Donnarumma nuk ka rinovuar kontratën dhe është lojtar i lirë pas një telenovele të vërtetë me Milanin.

Juventusi ka mërrëdhënie të mira me Raiolan dhe mund ta përballojë kërkesën e tij për rrogë, por së pari duhet ta zgjidhë situatën e Szczsesnyt.


Shtuar 31.05.2021 09:58