Nesër është shansi i fundit europian për Juventusin e Allegrit.
Me vetëm 3 pikë në 5 ndeshje të luajtura deri më tani, bardhezinjtë duhet të bëjnë të njejtin rezultat ose më mirë krahasuar me Maccabi Haifa. Izraelitët presin Benfikën ndërsa Juventus luajnë nesër mbrëma kundër PSG-së.
Konferenca e Allegrit në prag të ndeshjes:
Si po shkon skuadra drejt PSG-së?
“Përveç Locatellit nuk do të rikuperojmë askënd. Ka lojtarë për një ndeshje kaq të rëndësishme. Do të luajnë disa të rinj që kanë luajtur ndaj Leçes, do të jetë një test i mirë edhe për ta. E nesërmja është e rëndësishme. Tani do të tentojmë të shkojmë në Europa League.”
Çfarë gare do të jetë?
“Ne do të duhet të luajmë një ndeshje inteligjente, teknikisht të vlefshme. Në Paris kemi dhënë dy gola, në dy situata të ngjashme. Ne do të kemi nevojë për besim siç kishim në Leçe, në fuksnion të asaj që do të bëjmë nesër mbrëma.”
Si duhet përjetuar Europa League?
“Gjithçka është një mundësi. Le të shohim rezultatin, nëse kemi qenë të mirë për të shkuar atje, por unë as nuk dua ta mendoj për këtë. Duhet të mendojmë për ndeshjen e nesërme dhe të bëjmë më të mirën.”
Si po shkon mesfusha?
“McKennie ka një edemë që nuk është e qartë nëse është shkaktuar nga një goditje apo tendosje. Unë kam Locatelli, Rabiot, Fagioli dhe Miretti në mesfushë.”
A ke folur me Pogba?
“Ende jo. Kam folur me të më parë. Është e kotë të përsëris atë që është thënë tashmë, pasi u mor vendimi për të mos u operuar në fillim të sezonit, ishte normale për shpresat që ai mund të kthehej, por nuk ndodhi. Atij i vjen keq që nuk ndodhet në fushën e lojës me Juventusin dhe se nuk do të jetë në Katar. Ne jemi penalizuar shumë që nuk e kemi në ekip.”/ h.ll/albeu.com