All or Nothing/ Sukses i jashtëzakonshëm me Arsenalin, Netflix dhe Amazon Prime në “luftë”  për Manchester United

Netflix dhe Amazon Prome janë në një luftë ofertash për të nënshkruar me Manchester United për një seri dokumentarësh.

Kompanita janë të prirura të përfitojnë nga popullariteti i dokumentarit të fundit “Gjithçka ose asgjë”, i cili vitin e kaluar ishte për Arsenalin.

Manchester City, Tottenham dhe Sunderland janë shfaqur gjithashtu në objektivat e kompanive.

Sun Sport mëson se Man.United është në krye të listës për bosët e gjigndëve të transmetimit dhe ata janë të gatshëm të paguajnë MILIONA për këtë.

Një burim tha: “Historia e rindërtimit të Manchester United nën drejtimin e Ten Hag, e ardhmja e Cristiano Ronaldon dhe fushata  për të hequr familjen Glazer është një si një film hollivudian në vetvete”.

Gjigandët e transmetimit janë të përgatitur që t’i paguajnë Man.United një shumë të madhe parash për të lejuar kamerat brenda klubit./albeu.com

Shtuar 29.08.2022 12:35