Aksident i rëndë, shpëton mrekullisht lojtari i Interit

Një aksident i frikshëm, por për fat të mirë pa pasoja serioze por vetëm dëme materiale.

Mëngjesin e sotëm, në Kamerun, në rrugën midis Yaounde dhe Douala, Andre Onana, portieri i Ajax i cili do të jetë i Interit në sezonin e ardhshëm, ishte protagonist në një aksident të frikshëm automobilistik nga i cili doli i padëmtuar.

Makina e tij, një Range Rover, u shkatërrua plotësisht nga përplasja e fuqishme me nje tjetër automjet. Sipas raportimeve të para, personat e automjetit tjetër nuk raportuan për lëndime të rënda.

Onana ndodhet aktualisht në Kamerun për të luajtur Play-off-in botëror./h.ll/albeu.com


Shtuar 22.03.2022 10:50