Aguero prek me rrëfimin: Ndjej se zemra s’më punon mirë, kur luaj futboll mbetem pa frymë

Sergio Aguero më 15 dhjetor vari këpucët në gozhdë para kohë duke i dhënë kështu fund futbollit të luajtur. Shkak për këtë është bërë shëndeti i tij, pasi në një ndeshje po luante në La Liga me Barcelonën argjentinasi shfaqi probleme me zemrën.

Mjekët zbuluan se ai kishte çrregullime me ritmin e rrahjeve të zemrës dhe e këshilluan ta braktisë futbollin profesionist. Aguero ka bërë një rrëfim prekës për këtë situatë duke thënë se tani ndien sikur zemra e tij nuk punon më siç duhet.

Duke folur për jetën e vet tani pasi u detyrua të largohet nga futbolli gjëja që donte më së shumti dhe me të cilin e kishte arritur kulmin, Aguero tha: “Tani përpiqem të luaj futboll dhe tenis, ngel pa frymë kur tentoj të vrapoj shpejt. Ndiej se zemra ime nuk punon siç duhet”.

Argjentinasi u largua nga Manchester City për t’iu bashkuar Barcelonës si lojtar i lirë në verën e vitit 2021. /h.ll/albeu.com


Shtuar 15.02.2022 16:58

Tags: ,